Maqedoni

Murtezani në Bruksel, takohet me komisionaren e BE-së për Zgjerim, Kos

05.02.2025 10:04

Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, sot vazhdon vizitën dyditore të punës në Bruksel...

Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, sot vazhdon vizitën dyditore të punës në Bruksel, gjatë së cilës do të takohet me komisionaren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos.

Sipas njoftimeve, në takimin Murtezani-Kos do të diskutohet për progresin e Maqedonisë së Veriut në procesin e anëtarësimit në BE, Agjenda e Reformave në kuadër të Planit të Rritjes së Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor, si dhe hapat e ardhshëm në procesin e negociatave të vendit. 
 
Përveç Kos, Murtezani do të takohet edhe me presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian, Oliver Roepke, Drejtorin e Përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerim dhe Fqinjësinë Lindore, Gert Jan Kopman, si dhe anëtarët e Grupit të Punës për Zgjerim dhe vendet që negociojnë anëtarësimin në BE.