Botë

Sulmi në Suedi rezulton me 11 të vdekur

05.02.2025 11:11

Ka arritur në 11 numri i të vdekurve nga sulmi me armë zjarri në një qendër arsimore në Suedinë qendrore...

Ka arritur në 11 numri i të vdekurve nga sulmi me armë zjarri në një qendër arsimore në Suedinë qendrore, duke përfshirë edhe të dyshuarin e armatosur.

Kryeministri suedez, Ulf Kristerson, e ka përshkruar sulmin e së martës në shkollën “Risbergska” në Orebro, 200 km në perëndim të kryeqytetit Stokholm, si "të shtënat masive më të rënda në historinë suedeze. 
 
“Është e vështirë të merren parasysh përmasat e asaj që ka ndodhur sot.”, ka thënë Kristerson në një konferencë shtypi në mbrëmje. 
 
Policia ka thënë se i dyshuari është në mesin e të vdekurve dhe besohet se ka vepruar i vetëm. Ata kanë shtuar se motivi është ende i paqartë, por kanë përjashtuar çdo gjë "ideologjike". Policia më herët ka paralajmëruar se numri i të vdekurve mund të vazhdojë të rritet, pasi disa persona janë të plagosur.