Botë
Hiqen vizat Kosovë – Izrael, nga 5 maji qytetarët do të udhëtojnë pa viza
05.02.2025 11:36
Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, ka thënë se është ratifikuar marrëveshja për heqjen e vizave mes dy vendeve, Kosovë-Izrael....

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, ka thënë se është ratifikuar marrëveshja për heqjen e vizave mes dy vendeve, Kosovë-Izrael. Ziv këtë e bëri të ditur përmes një postimi në platformën X, duke shtuar se kjo u ratifikua në përvjetorin e katërt të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
“Gëzohem t’ju njoftoj se marrëveshja për heqjen e vizave u ratifikua në përvjetorin e katërt të marrëdhënieve diplomatike Izrael-Kosovë. Në javën kur shënojmë 4 vjet marrëdhënie diplomatike midis dy shteteve, Izraeli dhe Kosova ratifikuan marrëveshjen për heqjen e vizave.”, ka shkruar Ziv.
Sipas saj, që nga 5 maji 2025, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë në Izrael si turistë pa pasur nevojë për vizë.
