FIS, Italia triumfoi në garat ekipore

05.02.2025 11:43

Me garën e sllallomit paralel në dyshe të përziera, në Saalbach-Hinterglemm të Austrisë...

Me garën e sllallomit paralel në dyshe të përziera, në Saalbach-Hinterglemm të Austrisë ka nisur kampionati botëror në skijim alpin. 

Medaljen e artë e fitoi ekipi Italian që pas vete la ekipin zvicerian dhe atë suedez. Lara Della Mea, Alex Vinatzer, Giorgia Collomb dhe Filippo Della Vite, në finale ishin më të mira se përfaqësueset zviceriane Wendy Holdener, Luce Aernija, Delphine Darbellay dhe Thomasa Tumler. 
 
Të gjitha ngjarjet në këtë botëror nga e njëjta do të mund ti ndiqni  në programin e servisit publik. (Gazetar: Safet Ademi)