NBA, Lebron mbetet lider për Lakers
05.02.2025 11:45
Los Angeles Lakers në kryendeshjen e Kalifornisë me rezultatin 122:97 i mundën Klipersat...

Los Angeles Lakers në kryendeshjen e Kalifornisë me rezultatin 122:97 I mundën Klipersat dhe me këtë e shënuan fitoren e tretë rresht në përballjet mes vete.
LeBron James, ishte figura qëndrore e derbit të qytetit dhe ndeshjen e përfundoi me 26 pikë, ndërsa këtë ndeshje nga pankina e ndjeki Luka Donçiç i cili për debutimin e tij do të duhet të pret ndeshjen e radhës me Indianën. Ndërsa Bronny James, në përfundimin e ndeshjes shënoi tre pikëshin e parë në NBA.
Norman Poëell me 20 pikë ishte më i spikaturi tek L.A Clippers.
Boston Celtics i takoi derbi i lindjes. Jayson Tatum me 22 pikë ishte violin e parë e kampionëve. Cavs krahas disfatës mbetën në pozitën e parë të konferencës me përpjestimin 40-10. Kryesues I renditjes në konfeerncën e perëndimit mbetet Oklahoma City, që ka përpjestimin me 1 fitore dhe disfatë më pak. (Gazetar: Safet Ademi)
