Cili është bilanci nga protestat e mbrëmshme para Qeverisë

06.05.2015 12:39

Dhjetra protestues të rrahur, po aq të arrestuar, dhe disa polic të lënduar, ne mesin e të cilëve edhe gazetarë dhe fotoreporterë, është bilanci nga protestat e mbrëmshme që u mbajtë para objektit të Qeverisë...

Situata u tensionua rreth orës  22:00,  kur  policia filloi të shpërndajë  turmën me bomba tymi,  duke mos munguar edhe topat e ujit.

Të revoltuar nga aksioni i policor,  protestuestit tentuan të kundërvihen duke hedhur gurë, vezë, shishe uji  dhe gjësende të ndryshme drejt tyre.

“Në qendrën urgjente nga protestat e mbremshme  janë pranuar gjithësej 14  të lënduar, prej tyre 12 policë dhe 2  civil,  të gjithë janë jashtë  rezikut për jetë. Pas investigimieve u konfirmua se bëhet fjalë për lëndime të lehta trupore. Dhe pas ndihmës së dhënë ata do të lëshohen në mjekiim shtëpiak,” shprehet drejtori  i Qendrës Urgjente Rexhep Selmani.

“Asnjëherë nuk mund të konstatojmë  se në cilën formë janë marrë shtypjet , kryesisht janë në pjesën e kokës, brylave dhe gjunjët”, thotë mes tjerash një mjek tjetër i spitalit të Qytetit. 

Protestuesit filluan të  largohen  gjysëm ore para mesnatës, kur policia  i ndërrmorri të gjitha masat për të shpërndarë  turmën.

Arsye  për protestat e mbrëmshme ishte  konferenca e LSDM-së , në të cilën lideri  Zoran Zaev,  publikoi incizime të bisedave telefonike  në të cilat supozohet se zyrtarët më të lartë të maqedonas, flasin për vrasjen e të riut, Martin Neshkovski, i cili në vitin 2011 u vra nga një pjesëtar i shërbimit policor të kryeministrit. (Sanije Kasami, TVM2)