Botë
Prokuroria Publike për aksidentin fatal heton nëse janë përgjegjës prindërit e Vasilit
05.02.2025 11:58
Hetimet ndaj 20-vjeçarit, Vasil Jovanov, dhe prindërve të tij janë duke u zgjeruar, konfirmon Prokuroria Publike...

Hetimet ndaj 20-vjeçarit, Vasil Jovanov, dhe prindërve të tij janë duke u zgjeruar, konfirmon Prokuroria Publike. Numri një i Prokurorisë së Shkupit, Gavril Bubevski, informon se po hetohet nëse ka pasur përfshirje të prindërve në dhënien e veturës, e cila ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm. Bubevski shton se po hetohet edhe nëse ka pasur përgjegjësi të qëllimshme edhe nga ana e prindërve.
“Këtë vepër, Prokuroria e klasifikon si veprim me paramendim, për shkak të mundësisë t’i parasheh pasojat dhe ajo që deri më tani është vërtetuar është kalimi në të kuqe, shpejtësia e lëvizjes së veturës, alkool në gjak, këto të gjitha të grumbulluara nuk lënë shumë dilemë. Pronësia e veturës është në emër të babait dhe në këtë drejtim janë dhënë urdhra adekuate deri te MPB-ja, sektori për punë të brendshme, që të hetojnë gjenezën e përgjithshme të dhënies së veturës të akuzuarit, sepse ai është person që nuk ka patentë shoferi, ka drejtuar veturën dhe këtu shohim se a mund të kemi përgjegjësi me paramendim edhe nga ana e prindërve.”, - deklaroi kryeprokurori në Prokurorinë e Shkupit, Gavrill Bubevski.
