Dita e tretë nga mosmarrëveshjet mes dy grupeve në BFI

06.05.2015 12:55

Vazhdojnë mosmarrëveshjet ndërmjet dy grupeve të Ibrahim Shabanit dhe kryetarit të BFI-së Sulejman Rexhepi...

Në shenjë revolte  disa imamë  të  Myftinisë së Shkupit  u mblodhën kundër veprimit të myftiut të shkarkuar  Ibrahim Shabani dhe theksuan se nuk do të lejojnë përçarje në këtë institucion.

“Jemi këtu për të demonstruar kompaktësinë si imamë  që tua  bëjmë me dije të gjithëve  se nuk lejojmë përçarje në mesim e myslimanëve të Shkupit . I dënojmë të gjitha aktet e dhunës, ju bëjmë me dije se fuqishëm qëndrojmë pas vendimeve të Rijasetit të Bashkësisë Fetare Islame dhe Reis Haxhi  Sulejman efendi Rexhepit,  si dhe respektojmë Kushtetutën e Bashkësisë  Fetare Islame dhe të gjith aktet normative të saj. Çdo përpjkeje që është në kundërshtim me Kushtetutën e BFI-së dhe organit më të lartë të Rijasetit,  për ne është pa pranueshme”, u shpreh njëri nga anëtarët e myftinisë së Shkupit Nevzat Ahmeti.

Para selisë së BFI-së edhe sot në mengjes janë mbledhur mbshtetësit e myftiut të  shkarkuar të Shkupit, Ibrahim Shabani. Përmes  një shkrimi  për mediat ata akuzuan Sulejman Rexhepin se ka punuar kundër Kushtetutës dhe Rregullores së punës së BFI-së , njëherit   duke vlerësuar Sulejman Rexhepi  nuk është më kryetar legjitim i këtij institucioni fetar. (Rexhep Qamili, TVM2)