Maqedoni

Strategjia për transformim 20-vjeçar: Forcimi i ekonomisë, energjetikës dhe drejtësisë

05.02.2025 15:28

Maqedonia e Veriut në 20 vitet e ardhshme do t’i nënshtrohet transformimit shoqëror....

Maqedonia e Veriut në 20 vitet e ardhshme do t’i nënshtrohet transformimit shoqëror. Kryeministri, Hristijan Mickoski, shpalosi strategjinë në takimin e parë të bordit drejtues për zbatimin e dokumentit, i cili do të paraqesë vizionin e ekzekutivit për një ekonomi të fuqishme, pavarësi energjetike dhe inovacione. Prioritete kyçe do të jenë ekonomia dhe drejtësia.
 
“Zbatojmë reforma tatimore, të cilat do t’i lehtësojnë kushtet për bizneset, të ulin burokracinë dhe të krijojnë mjedis për ekonomi konkurruese. Me rëndësi është pavarësia energjetike. Do të kemi prodhim të energjisë nga burime vendore. Do t’i modernizojmë kapacitetet ekzistuese, por gjithashtu është e rëndësishme të ndërtojmë kapacitete të reja. Në fund të muajit qershor do të vendoset gurthemeli i kapacitetit të ri. Do të kemi 20% prodhim të ri të energjisë elektrike nga era.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski. 
 
Kryeministri tha se e rëndësishme është edhe investimi në arsimin e lartë. Po përgatitet ligj, ku universitetet shtetërore do të kenë qasje falas tek dy bazat e revistave shkencore. Kjo do të ndihmonte në përparimin shkencor dhe inovacioneve në vend. Reformat e fuqishme në gjyqësor dhe luftimi i korrupsionit do të kthenin besimin e qytetarëve.
 
“Nevojiten reforma serioze për të siguruar drejtësi për të gjithë. Sa i takon korrupsionit shtetëror politik, mund të them se është reduktuar në zero.”, - theksoi kryeministri, Hristijan Mickoski.
 
Me strategjinë do të mbahet llogari edhe për identitetin kombëtar, kulturor e historik. Të gjitha synimet do të realizohen vetëm nëpërmjet unitetit dhe koordinimit ndërinstitucional. 
 
MERAL ISMAILI