Maqedoni
Kuvend, debat rreth arsimimit dixhital
05.02.2025 15:43
Në Kuvend është organizuar debat mbi arsimimin dixhital...

Në Kuvend është organizuar debat mbi arsimimin dixhital, me ç’rast nxënës dhe profesorë nga vendi dhe nga jashtë në prani edhe të deputetëve kanë diskutuar rreth teknologjisë dixhitale, në rrethana kur rrjetet sociale janë bërë domosdoshmëri. Në debat u theksua rëndësia për kujdes të shtuar rreth lajmeve të rreme që mund të plasohen në rrjetet sociale.
“Me përgjegjësi dëshmoj se nëse ne si deputetë nuk i shfrytëzojmë rrjetet sociale, është njësoj sikur të mos komunikojmë me qytetarët, e puna jonë në fakt është komunikimi me qytetarët.”, - deklaroi deputetja, Beti Stamenkovska.
“Po, duhet të kemi qasje te të gjitha mediat sociale, por para së gjithash përmbajtjet e tyre duhet të jenë edukative, por jo edhe në keqpërdorimin e shëndetit mental të njerëzve.”, - theksoi deputetja, Monika Zajkova.
“Nëse fitojmë aftësi, si për GPT (xhi-pi-ti) dhe mjete të tjera, t’i vëmë në funksion për mbështetjen tonë, si ndihmë, ne do të jemi më të mirët në botë, ne do të fitojmë edhe një asistent apo asistente pranë nesh, që gjithmonë do të jenë përkrahës të bashkëpunimit dhe ndihmesë me shpejtësi të dritës, me shpejtësi të inteligjencës artificiale. Do të na zgjidhen dilemat, por nuk mund të na ndërrojnë.”, - u shpreh komunikologu, Bojan Kordallov.
“Duhet të investojmë tek infrastruktura dixhitale, në edukimin e mësimdhënësve, që të kemi ardhmëri më të mirë për gjeneratat e reja.”, - theksoi koordinatorja e Klubit për pyetje nga të rinjtë, Feride Haxhiku.
Debati u organizua nga Klubi për Çështje dhe Politika Rinore, në bashkëpunim me Delegacionin e Parlamentit në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë.
FITORE DEMOLLI
