Maqedoni

AGjPP, 50 gjykatës dhe 47 prokurorë përfundojnë akademinë

05.02.2025 15:57

97 kandidatë për gjykatës dhe prokurorë publik e përfunduan me sukses provimin përfundimtar të gjeneratës së tetë

97 kandidatë për gjykatës dhe prokurorë publik e përfunduan me sukses provimin përfundimtar të gjeneratës së tetë në Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë. Prej tyre 50 kandidatë gjykatës dhe 47 prokurorë publikë. Drejtoresha e këtij institucioni, IrinaTrajkoska-Strezhoski, theksoi se kjo është gjenerata më e madhe që ka përfunduar akademinë deri më tani, ndërsa theksoi se pritet vendim i Bordit drejtues për atë se çfarë do të ndodhë me gjeneratën që duhej të përfundonin akademinë gjatë zgjedhjeve. Kryetari i Këshillit Gjyqësor shpreson që këtë herë gjyqtarët dhe prokurorët e rinj nuk do të kërkojnë vend për të punuar vetëm në Shkup, por edhe në qytete të tjera ku është evidentuar mungesë. 
 
“Për atë gjeneratë, vendim duhet të marrë bordi drejtues. Pasi të merret një vendim, menjëherë do ta publikojmë në faqen tonë të internetit.”, - deklaroi drejtoresha e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë, Irina Trajkoska Strezhoski.
 
“Nga kjo gjeneratë, nëse nuk gaboj, pothuajse 40 janë jashtë qytetit të Shkupit. Pra, do të kemi 40 gjyqtarë jashtë Shkupit. Ata vijnë prej qyteteve të tjera, besoj se do të paraqiten për t’u punësuar atje.”, - theksoi kryetari i Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski.
 
FLORIJE KAMBERI