LIGA E KAMPIONËVE

Barcelona favorite para Bayernit

06.05.2015 13:13

Kur u hodh shorti i kësaj faze në Nyon të Zvicrës ishin të shumtë në ambjentin katalanas ata që u lutën për një përballje me Bayern Munchen në gjysmëfinale dhe në fakt goglat i kënaqën në mënyrën më të mirë duke i hapur menjëherë rrugë kështu një hakmarrjeje të mundshme...

Tifozët e Barcelonës dhe vetë futbollistët e skuadrës blaugranae kanë ende të freskët në kujtesën e tyre poshtërimin më të madh të klubit në arenën evropiane, pikërisht me ekipin bavarez, në gjysmëfinale dy vjet më parë, kur Bayerni i Jupp Heynckes masakroi 7-0 në dy ndeshje Barcën e Tito Vilanova-s.

Prej aty skuadra bavareze dihet fitoi në finale ndaj Dortmundit, duke kompletuar treshen e famshme, megjithatë zgjedhja e drejtuesve të Bayernit për të ndryshuar kursin dhe për t’i besuar drejtimin e skuadrës Pep Guardiolës befasoi jo pak.

Bëhet fjalë për një ndër emrat më të mëdhenj në historinë e klubit blaugrana, që përvecse një futbollist me shumë peshë në kohën e tij ka kontribuar së tepërmi edhe si trajner duke i dhuruar shumë gëzim dhe kënaqësi fansave të shumtë gjatë periudhës së tij 4-vjecare të mbretërimit në Katalunjë.