Zgjedhjet në Shqipëri, shtyhet deri më 31 maj vlefshmëria e dokumenteve
Të gjithë emigrantët që kanë një kartë identiteti shqiptare...

Të gjithë emigrantët që kanë një kartë identiteti shqiptare apo një pasaportë, mund të votojnë edhe nëse ajo u ka skaduar. Qeveria vendosi të shtyjë deri më 31 maj vlefshmërinë e këtyre dokumenteve për ata që duan të bëhen pjesë e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Por, Qeveria nuk pranon kërkesën e opozitës që në zgjedhje të marrin pjesë edhe ata emigrantë që nuk kanë asnjë dokument identifikimi të lëshuar nga shteti shqiptar, por pasaportë biometrike të një shteti të huaj.
I menjëhershëm ishte reagimi i Sali Berishës, i cili paralajmëroi bllokim të procesit.
KQZ-ja ka propozuar 3 ndërhyrje në Kodin Zgjedhor për të lehtësuar votën nga jashtë vendit, por më kryesorja është të miratohet neni që lejon komisionin të paguajë të gjitha kostot e postës që do të transportojë fletët e votimit. (Luljeta Ndoka, TVM2)
