Botë
Rrëzohet helikopteri në Itali, tre të vdekur, mes tyre edhe një biznesmen i njohur
05.02.2025 21:02
Një helikopter është rrëzuar në Castel Guelfo të Parmës...

Një helikopter është rrëzuar në Castel Guelfo të Parmës. Në bord ndodheshin tre persona, të cilët humbën jetën.
Mes viktimave është 41-vjeçari Lorenzo Rovagnati, trashëgimtar i një familjeje të njohur.
Avioni u rrëzua brenda pronës së kështjellës Castelguelfo, një vilë mesjetare në komunën e Noceto.
Kalaja i përket familjes Rovagnati. Shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar nga organet kompetente.
