Maqedoni

Parashikimi i motit

06.02.2025 08:51

Sot vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme....

Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior.
 
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -7 deri në 1°C, ndërsa maksimalja do të lëvizë nga 4 deri në 12°C.
 
Në Shkup, mëngjesi do të jetë i kthjellët dhe i ftohtë, me mot kryesisht me diell gjatë ditës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në -3°C ndërsa ajo maksimale do të arrij në 11°C.