Ademi: Arsimimi nuk mbaron me diplomën, ai vazhdon gjithë jetën

06.05.2015 14:11

Në USHT u mbajt sot “Panairi I karrierës” në të cilin mori pjesë edhe Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi...

Në fjalimin e tij para studentëve dhe kompanive ministri Ademi deklaroi se, Ministria e Arsimit dhe Shkencës  mbështet lidhjet e drejtpërdrejta  mes të Komunitetit të Biznesit dhe qendrave arsimore.

“Të dhënat tregojnë se një numër i madh i studentëve, sidomos ata të Fakultetit Teknik arrijnë të punësohen edhe para diplomimit, ndërsa i madhë është edhe numri i atyre që nuk presin më shumë se një vit që të punësohen. Kjo do të thotë se kanë zgjedhur profesionin e vërtet për ta, profesion i cili Ju ofron më lehtë të gjenden në tregun e punës, kompanitë të cilët gjenden këtu me ne, në Panairin e Karrierës, besoj se kanë bërë hapin e duhur, sepse pikërisht këtu do të gjejnë kuadrin e lartë arsimor për nevojat e zhvillimit të tyre të mëtejshëm” tha ministri Ademi me këtë rast .

Ai porosit studentët se arsimimi nuk përfundon me marrjen e diplomës, por vazhdon edhe në vendin e punës ku nevojitet profesionalizëm, motivim por edhe përkushtim.