Botë

Zjarr masiv në një ndërtesë në New York

06.02.2025 13:31

Mbrëmjen e lënë pas, një zjarr shpërtheu në një ndërtesë apartamentesh në lagjen Harlem, në New York....

Mbrëmjen e lënë pas, një zjarr shpërtheu në një ndërtesë apartamentesh në lagjen Harlem, në New York.
 
Sipas Departamentit të Zjarrfikësve të New Yorkut, ekipet e para i janë përgjigjur alarmeve të një zjarri që shpërtheu pak para orës 21:00 sipas kohës lokale në një ndërtesë pesëkatëshe.
 
Sipas raportimeve, banesa që ndodhet në udhëkryqin e bulevardeve Lenox dhe Powell, ishte e braktisur.
 
Mediat raportojnë se 170 zjarrfikës dhe personel të shërbimit të urgjencës mjekësore janë në vendngjarje, ndërsa nuk ka raportime për të lënduar deri më tani.