Maqedoni

Këshilli i Prokurorëve, konkurs për 47 prokurorë publikë

06.02.2025 14:09

Këshilli i Prokurorëve Publikë publikoi shpalljen për zgjedhjen e gjithsej 47 prokurorë publik nëpër disa Prokurori publike në gjithë vendin...

Këshilli i Prokurorëve Publikë publikoi shpalljen për zgjedhjen e gjithsej 47 prokurorë publik nëpër disa Prokurori publike në gjithë vendin. Kryeprokuori Ljupço Kocevski tha se për momentin Prokuroria ka nevojë për gjithsej 97 prokurorë, por pavarësisht kësaj, edhe ky numër është i mjaftueshëm për të “zbutur” sado pak mungesën e prokurorëve nëpër Prokurori. Pas përzgjedhjes, prokurorët e ri publikë do t’i nënshtrohet trajnimit 20-mujor.
 
“Puna jonë është të shpallim konkurs për punësim dhe sipas nevojave tona prej 97 prokurorëve që na nevojiten, tashmë ne kërkojmë 47. Konkursi do të shpallet në të gjithë territorin e vendit ku kemi nevojë imediate për prokurorë gjithandej, ku edhe pas këtyre 47 të rinj, përsëri do të kemi mungesë të prokurorëve, por pavarësisht kësaj me këtë konkurs sado pak do të amortizohet.”, - deklaroi kryeprokurori, Ljupço Kocevski.
 
REXHEP QAMILI