Maqedoni
Përfaqësimi etnik në institucione, BDI: Në mbrojtje, shqiptarët po përjashtohen
06.02.2025 15:15
Përplajset politike në taborin politik shqiptar kanë vazhduar në aspekt të përfaqësimit të drejtë etnik nëpër institucione....

Përplajset politike në taborin politik shqiptar kanë vazhduar në aspekt të përfaqësimit të drejtë etnik nëpër institucione. BDI ka shprehur shqetësimin, për shkak të, siç thonë, përkeqësimin e skajshëm të përfaqësimit të shqiptarëve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ushtrinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Deputeti i kësaj partie, Talat Xhaferi, theksoi se në muajt e fundit po zbatohet një politikë diskriminuese, ku shqiptarët po përjashtohen plotësisht nga pozitat kyçe, ndërsa oficerët me përvojë po degradohen.
“Nga 10 drejtorë në sistematizimin e ri, asnjë nuk është shqiptar. Nga 12 këshilltarë në Ministrinë e Mbrojtjes, vetëm 1 është shqiptar. Nga 29 udhëheqës sektorësh në ministri, asnjë nuk është shqiptar. Nga 13 udhëheqës sektorësh në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë, asnjë nuk është shqiptar. Nga 30 komandantë batalionesh, vetëm 5 janë shqiptarë. Oficerët shqiptarë me grada të larta dhe kualifikime profesionale po degradohen ose largohen nga pozitat kyçe.”, - deklaroi Talat Xhaferi nga BDI.
VLEN: BDI fajtore, punojmë për ta përmirësuar
Nga ana tjetër, nga koalicioni VLEN theksojnë se fajtor për përqindjen e ulët të shqiptarëve në pozita menaxheriale është BDI, e cila sipas VLEN-it me vite të tëra shqiptarët i ka lënë në pozita të ulëta në sektorin publik.
“Në këto 22 vitet e Qeverisë, BDI i ka lënë në pozitat “pomllad sorabotnik” dhe është e vështirë që VLEN-i në një periudhë kohore prej 7-8 muajve ta ndryshojë këtë situatë. Nëse BDI kishte punuar në mënyrë të duhur, sot ne nuk do të ballafaqoheshim me probleme të tilla dhe do të kishim shumë më shumë shqiptarë në pozita udhëheqëse. Ne padyshim që do të luftojmë ta ndryshojmë këtë gjendje, për atë jemi duke e përgaditur ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.”, - theksoi Driton Sulejmani nga VLEN.
Përndryshe, koalicioni i partive shqiptare në Qeveri, Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat është duke e paralajmëruar që nga muaji tetor, kur edhe u shfuqizua Balancuesi, i cili shfrytëhohej si mekanizëm për punësime etnike në administratën shtetërore.
ERSAN PAJAZITI
