Maqedoni

Vazhdimi i bisedimeve me Sofjen, Mickoski: Presim takime, qëndrimi ynë s’ndryshon

06.02.2025 15:24

Bisedimet me Sofjen, të cilat nuk kanë prodhuar ndonjë efekt së paku në muajt kur Bullgaria funksiononte me qeveri teknike...

Bisedimet me Sofjen, të cilat nuk kanë prodhuar ndonjë efekt së paku në muajt kur Bullgaria funksiononte me qeveri teknike mund të vazhdojnë në periudhën e ardhshme, thotë kryeministri, Hristijan Mickoski. Potencon se politika me fqinjët duhet të jetë e frymës bashkëpunuese, por përveç raportet për çështjet që ndajnë dy vendet s’ka pse të bisedohet.
 
“Pres që në periudhën që vijon, në nivele të ndryshme të ketë takime me Qeverinë bullgare dhe kjo nuk është diçka që duhet të na befasojë. Është normale që ne të bisedojmë me fqinjët, të ndërtojmë raporte. As ne e as ata nuk do të humbim. Ne sërish do të jemi fqinj. Duhet patjetër të ndërtojmë raporte të mira fqinjësore. Kjo nuk do të thotë se ne pajtohemi në disa tema që na ndajnë. Unë jam gjithmonë i gatshëm të bisedojmë për temat që na afrojnë.”, - theksoi kryeministri, Hristijan Mickoski.
 
Negociatat me BE-në, Mickoski: Duam qartësi, fillim e mbarim
 
Mickoski ripërsërit ndarjen e çështjeve bilaterale nga procesi i negociatave me BE-në. Sipas tij, vendi ynë si asnjë vend tjetër nuk ka lëshuar në emër të euorintegrimeve dhe pas 20 viteve nga Marrëveshja për Stabilizim dhe Asocim, duhet të kishte hapëruar më shumë, realisht t’i kishte hapur kapitujt. Qëndrimi qeveritar në drejtim integrues mbetet i njëjtë, thotë Mickoski.
 
“Vlerësoj se përfundimisht pas dy dekadash e gjysmë nuk duhet më të kemi kushte bilaterale, por kushte objektive në proces të negociatave dhe kjo nuk është gjë tjetër nga ajo që kam thënë. Këtë do ta them në takime, në Uashington, Bruksel, Londër, Romë, Paris, Berlin, Sofje, Athinë, gjithkund në botë….Maqedonia ka bërë shumë që së paku t’i ketë filluar bisedimet.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.
 
Shefi i ekzekutivit, i prerë. Bisedimet me BE-në të jenë të qarta dhe të ndërtuara me hyrje, zhvillim dhe mbarim. 
 
NERMIN MULAKI FEJZUULLAHU