Maqedoni

FSSh: Është rritur buxheti, si dhe kontrollet

06.02.2025 15:35

Buxheti fillestar i Fondit të Shëndetësisë për këtë vit është 53.4 miliardë denarë, 7 miliardë më shumë se vitin e kaluar...

Buxheti fillestar i Fondit të Shëndetësisë për këtë vit është 53.4 miliardë denarë, 7 miliardë më shumë se vitin e kaluar. Këto mjete do të ndikojnë në  përparimin e kujdesit shëndetësor, thonë nga FSSh. Sipas tyre, buxhetet për laboratorët diagnostikues janë rritur, qëllimi i rritjes është përmirësimi i mbulimit laboratorik për të shkurtuar kohën e pritjes për këto shërbime. Për shërbimet mjekësore, rimbursimet janë rritur dhe duhen bërë investime në rrjetet parësore dhe dytësore për të ulur ditët e spitalit dhe kostot e spitalit.
 
“Kemi më shumë metoda të reja në kirurgji, sepse një numër të madh që i trajtojmë për në vendet e huaja kishim një buxhet prej 500 milionë denarësh, buxhet për intervenime kirurgjike. Në kirurgjinë digjestive në Shkup janë duke u bërë përgatitjet për transplantime nga donatorë të gjallë, planifikojmë 10 transplantime me një buxhet të kushtëzuar, sepse do të paguajmë për aq sa kemi transplantime, sepse deri më tani për këto i  kemi dërguar të siguruarit tanë jashtë vendit.”, - deklaroi drejtori i FSSh-së, Sasho Klekovski. 
 
Më shumë mjete do të ketë edhe  për  institucionet private shëndetësore nga Oda e Shëndetësisë Private, thonë se është vetëm fillimi i një reforme, do të parandalohen sëmundje dhe me këtë do të ulen harxhimet për mjekim dhe sëmundje. Me rritjen e buxhetit përfitojnë të gjithë, më shumë qytetarët. 
 
“Mendojmë se është fillimi i një reforme në sistemin shëndetësor që duhej të bëhet para 10-15 viteve të kaluara, me qëllim që të kemi ne popullatë më të shëndoshë, duhet të parandalohen sëmundjet dhe në kohë të trajtohen dhe kjo sigurohet me investim në shëndetësinë primare dhe sekondare.”, - theksoi Tanja Dejanoska nga Oda e Shëndetësisë Private.
 
“Sa më shumë të zhvillohet jashtë veprimtarisë spitalore, aq më shumë qytetarët nuk do të shkojnë në spitale, që nga ana tjetër do ta zhvillojë shëndetësinë primare. Kjo është ajo që do të jetë rezultati i ndryshimeve të tanishme dhe hapat e tjerë që do t’i bëjmë në bashkëpunim me fondin.”, - u shpreh përfaqësuesi në Odën e Shëndetësisë Private, Aleksandar Manolev. 
 
Përveç rritjes së buxheteve për institucionet private shëndetësore dhe publike, nga Fondi për Sigurim Shëndetësor paralajmërojnë edhe rritje të kontrolleve.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI