Botë

Situatë e vështirë në Burundi, 7 mijë njerëz braktisin shtëpitë e tyre

06.05.2015 14:15

Më shumë se 7 mijë qytetarë burundi kanë braktisur shtëpitë e tyre dhe po kërkojnë strehim në kampet e refugjatëve në Kavimvira, në Republikën Demokratike të Kongos...

Organizatat vendase, që merren me përgatitjen e refugjatëve, kërkojnë ndihmën e Kombeve të Bashkuara, pasi e kanë të pamundur të përballojnë një fluks të tillë.

Por, përfaqësuesit e Kombeve të Bashkuara thonë se rolin kryesor për ndihmë duhet ta luaj vetë Kongo dhe Kombet e Bashkuara janë të gatshëm të ndihmojnë me mjete financiare dhe ndihma ushqimore.

Shqetësuese për Kombet e  Bashkuara është fakti që shumë prej refugjatëve vdesin gjatë rrugës për të kaluar kufirin.