Maqedoni
Mbyllja e “Jugohromit”, Izairi: vendimi i qeverisë pas 6 muajsh
06.05.2015 14:25
Ministria e Ambientit Jetësor është duke pritur vendimin e qeverisë lidhur me ultimatumin që i është dhënë para gjashtë muajve Fabrikës...

Ministria e Ambientit Jetësor është duke pritur vendimin e qeverisë lidhur me ultimatumin që i është dhënë para gjashtë muajve Fabrikës së “Jugohromit” lidhur me aktivitetet për ndërrimin e filtrave.
Sipas ministrit të Ambientit, Nurhan Izairit, “Jugohromi” deri tani për gjashtë muaj nuk ka filluar asnjë aktivitet nga ata që u pritën.
“Unë kam thënë përpara dhe po e ripërsëris se qeveria pas gjashtë muajsh do të shqyrton pozicionin, sepse para gjashtë muajsh “Jugohromit” i është dhënë një prolongim shtesë e kushtëzuar që brenda gjashtë muajsh të ketë intensivisht aktivitete rreth filtrave, kurse pas gjashtë muajve informata jonë është në qeveri dhe pritet brenda ditëve të caktohet mbledhje e posaçme për këtë çështje dhe të diskutohet dhe gjithsesi të merret vendim për më tutje”- deklaroi ministri i Ambientit, Nurhan Izairi.
Ministri Izairi nuk u prononcua se cili do të jetë fati i Fabrikës “Jugohrom” pas vendimit të qeverisë.
“Do të mbyllet?! Këtë vendim do ta sjellë qeveria dhe unë uroj që qeveria kësaj radhe të përkrah sugjerimin tonë, i cili nuk është sugjerim, por fakt i argumentuar nga Inspektorati Shtetëror, sepse për gjashtë muaj nuk ka bërë hapa pozitiv dhe gjykoj se do të presim vendimin e qeverisë, i cili vendim do të del pas seancës qeveritare”- tha ministri i Ambientit, Nurhan Izairi.
Këto komente ministri Izairi i bëri në konferencën lidhur me detektimin për Ligjin për Pajisje Elektrike dhe Elektronike, respektivisht për deponimin dhe riciklimin e mbetjeve elektrike dhe elektronike, e cila implementohet nga pushteti lokal.
NERMIN MULAKU-FEJZULLAHU
