Maqedoni
Denoncimet për bomba në disa shkolla, kontrollet e MPB-së tregojnë se bëhet fjalë për raportime të rreme
07.02.2025 11:48
Njoftime për mjete shpërthyese të vendosura në disa institucione arsimore....

Janë marrë njoftime për vendosjen e mjeteve shpërthyese në disa institucione arsimore në Shkup dhe qytete të tjera të vendit. Ministria e Punëve të Brendshme ishte në terren, ndërsa fëmijët dhe stafi pedagogjik u evakuuan për kryerjen e kontrolleve.
Sipas aktiviteteve të deritanishme, nga kontrollet rezulton se bëhet fjalë për kallëzime të rreme, thotë MPB. Ata thonë se shërbimet kompetente janë duke ndërmarrë masa dhe aktivitete të planifikimit gjithëpërfshirës në përputhje me procedurat e brendshme për ballafaqim me kërcënimet terroriste.
Paralelisht me këtë, vlerësimi i nivelit të kërcënimit po bëhet në koordinim të ndërsjellë të shërbimeve të sigurisë dhe inteligjencës, përmes një shtabi operativ të krijuar në kuadër të Ministrisë.
Ministria e Punëve të Brendshme apelon për qetësi në opinion dhe për të përmbajtur përhapjen e dezinformatave për ngjarje të tilla, të cilat dje janë regjistruar edhe në vende të tjera të rajonit.
Në tetor të vitit 2022, mësimet në disa shkolla u ndërprenë për gati një muaj për shkak të kërcënimeve të rreme me bombë.
Irina Gelevska
