Ekonomi

Gjykata kushtetuese pranon ankesën e OEMVP-së për tatimin solidar, Dauti: Ka pasur kompani që kanë paguar deri në 2 milion euro tatim

07.02.2025 12:46

Ne kemi pasur shumë argumente në elaborimin për ankimimin e ligjit për tatimit solidarë....

Në emisionin Biznes Plus, afaristi Xhemail Dauti mes tjerash dekalroi: "Ne kemi pasur shumë argumente në elaborimin për ankimimin e ligjit për tatimit solidarë. Nuk duhet të merren vendime ad-hoc për shkak se dëmet janë të pashlyeshme. Kemi rast ku kemi pasur kompani të cilës ju kanë marrë 1-2 milion euro. Ajo kompani ka planifikuar të investojë në mjete të punës por marrja e mjeteve e ka pamundësuar që të zhvillohet. Me ligjin për tatimin solidar ne i kemi rreth 35 kompani shqiptarë të cilat janë të përfshira me këto masa."