Botë

Gjermani, arrestime për komplot sulmesh ndaj xhamive dhe azilkërkuesve

06.05.2015 15:00

Policia gjermane ka arrestuar katër persona të dyshuar se po planifikonin sulme ndaj muslimanëve dhe azilkërkuesve...

Prokurorët thonë se, tre burra dhe një grua janë akuzuar për formimin e një grupi ekstremist dhe posedim eksplozivësh. Ata kishin planifikuar të sulmonin xhamitë dhe vendet ku mbahen azilkërkuesit. 
 
Të dyshuarit u arrestuan gjatë një operacioni në pesë lande gjermane, ku u përfshinë 250 hetues.
 
“Gjatë bastisjes, u sekuestrua një sasi e madhe eksplozivi dhe pjesë të tjera provash”, thuhet në deklaratën e zyrës së prokurorit të çështjes.