Botë

Pas Netanyahut, Trump do të presë në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin e Indisë

07.02.2025 16:32

Pas kryeministrit izraelit Benjamin Netanyhau, Shtëpia e Bardhë do të hapë dyert për kryeministrin indian, Narendra Modi....

Pas kryeministrit izraelit Benjamin Netanyhau, Shtëpia e Bardhë do të hapë dyert për kryeministrin indian, Narendra Modi.
 
Modi do të vizitojë SHBA-të në datat 12-13 shkurt, dhe do të zhvillojë bisedime me presidentin amerikan, Donald Trump, sipas ministrit të jashtëm indian, Vikram Misri.
 
Ministri theksoi se Modi do të vizitojë Francën më 10-12 shkurt përpara Uashingtonit.
 
India, një partner strategjik i SHBA-së në përpjekjet e saj për t’iu kundërvënë Kinës, është e etur për të rritur marrëdhëniet tregtare me SHBA -në dhe për ta bërë më të lehtë për qytetarët e saj sigurimin e vizave si punëtorë të kualifikuar.
 
Modi dëshiron të shmangë tarifat që Trump ka kërcënuar në të kaluarën, duke përmendur tarifat e larta që India vendos për produktet amerikane. SHBA është partneri më i madh tregtar i Indisë.