Botë

SHBA rivendos linjën e trageteve Florida-Kubë

06.05.2015 15:04

Pasagjerët e trageteve mund të lundrojnë mes Floridas dhe Kubës për herë të parë pas 50 vitesh, pasi qeveria amerikane miratoi shërbimin e ri...

Linja mes dy vendeve ndaloi së funksionuari kur SHBA vendosi embargon tregtare me Kubën në vitin 1960.
 
Por Uashingtoni lajmëroi rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike në dhjetor të vitit të kaluar.
 
Qeveria amerikane tashmë ka hequr urdhrin dhe ka miratuar numrin e kompanive të trageteve që do të marrin licencën.