Energjia elektrike, LSDM: Të paguhet rryma apo të blihet ushqim

08.02.2025 14:51

LSDM opozitare, vlerëson se rritja e faturave...

LSDM opozitare, vlerëson se rritja e faturave të energjisë elektrike me 30% është një tjetër goditje e madhe për qytetarët, pas rritjes së çmimit të ushqimeve dhe ngrohjes.

Akuzojnë se faturat e larta astronomike të energjisë elektrike janë pasojë e drejtpërdrejtë e paaftësisë së qeverisë Mickoski dhe VMRO-DPMNE-së.

Me heqjen e subvencioneve të energjisë elektrike, VMRO DPMNE goditi rëndë xhepat e qytetarëve theksojnë nga LSDM.

“Në muajin më të vështirë financiarisht të vitit, faturat e energjisë elektrike janë shumë më të larta në krahasim me muajt e kaluar.Të ballafaquar me faturat që arrijnë deri në 8.000, 10.000, 15.000 denarë, disa qytetarë kërkojnë mënyra për t'i paguar, ndërsa të tjerë korrigjim të faturave.Kjo është vetëm një pjesë e një varg vendimesh të gabuara të DPMNE-së, me të cilat për tetë muaj ulën standardin e qytetarëve. Kjo është dëshmi e mungesës së interesimit të tyre për jetën e qytetarëve. LSDM ka zgjidhje, i bëjmë thirrje Qeverisë që urgjentisht të marrë vendim për heqjen apo uljen e TVSH-së për rrymë dhe ngrohje, si ndihmë për qytetarët për ta kaluar këtë periudhë të vështirë.” – tha Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.

VMRO DPMNE: Krizën e çmimeve e ka krijuar LSDM

I menjëhershëm ka qenë reagimi i VMRO-DPMNE-së.Sipas tyre,LSDM në vitet e fundit ka krijuar krizën më të madhe energjetike në vend për shkak të keqmenaxhimit ,përdersia qeveria e VMRO-DPMNE-së po punon që vendi të jetë me sektor të qëndrueshëm energjetik.

"Një varg e politikave të gabuara të LSD-së nisi spiralen e rritjes së çmimeve nga e cila qytetarët po i vuajnë pasojat edhe sot e kësaj dite.Hipokrizi klasike dhe një tjetër nga seria e tentativave për të manipuluar qytetarët nga e njëjta LSD që varfëroi qytetarët dhe shkatërroi standardin e jetesës.LSD rriti TVSH-në e produkteve ushqimore nga 5% në 10% dhe sot është absurde të sugjerohet një ulje e sajë. LSD nuk ka të drejtë të flasë për energjinë kur gjatë qeverisjes së LSD-së kompanitë e themeluara nga Dimitar Kovaçevski dhe lidhjet e tij familjare dolën me miliona shuma në biznesin e energjisë", - thonë nga VMRO-DPMNE.Ata shtojnë se Qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE , po punon për tërheqjen e investimeve të huaja në sektorin e energjisë. (Flroje Kamberi, TVM2)