Qytetarët e Strugës ankohen për faturat e larta të EVN-së
Shumë qytetarë të Strugës...

Shumë qytetarë të Strugës janë të pakënaqur me mënyrën e llogaritjes dhe faturimit, duke kërkuar një kontroll më të mirë të matësve të energjisë dhe një rishikim të çmimeve.
Ata theksojnë se disa prej tyre kanë marrë fatura që janë shumë më të larta nga viti tjetër, qytetarët dyshojnë se ka pasur gabime në matje.
“Unë kam ankesë për EVN. Vitin e kaluar kam paguar 7000 denarë, ndërsa këtë vit kam marrë faturë prej 14.000 denarësh, dhe jemi vetëm tre veta në shtëpi. Kjo nuk është thjesht ankesë, por një punë proteste. Ne ngrohemi me kamin me paleta.”
“Po, ka ardhur me 30% më shtrenjtë. Por është kot të bësh ankesë.”
“Unë në shtëpi përdor gaz, ngrohjen e kam me dru, dhe është mbi 30% më shtrenjtë.”
“Varet sa e harxhon, por çmimi nuk është real.” – thanë disa nga qytetarët e Strugës të revoltuar me faturat e larta që ju vijnë nga EVN.
Për këtë arsye, ata kërkojnë që autoritetet të ndërhyjnë dhe të ndërmarrin masa për të ulur çmimet, duke përfshirë mundësinë e ndihmës për ata që janë në vështirësi ekonomike.
