Bojkoti në markete, DAP: Për 22,12% është ulur fitimi në markete të premtën

08.02.2025 17:24

Bojkoti i marketeve gjatë ditës së djeshme...

Bojkoti i marketeve gjatë ditës së djeshme, nuk e ka arritur efektin e bojkotit të 31 janarit ku fitimi i marketeve kishte shënuar rreth 47% humje.

Sipas të dhënave të Drejtorisë për të ardhura publike,nga bojkoti i marketeve të 7 shkurtit fitimi i 8 marketeve më të mëdha zinxhir në vend është ulur për 22.12%.

Sipas Drejtorisë së të Ardhurave Publike, ky rezultat është si pasojë se qytetarët në këtë periudhë kanë marrë pensionet dhe pagat dhe kanë rritur fitimin e marketeve.

Qytetarët vlerësojnë se bojkoti nuk mund të sjellë rezultat andaj kërkojnë zgjidhje nga Qeveria.

“Nëse sot nuk blen, nesër do të blesh dyfish. Është e njejtë, këtë rritje të çmimeve vetëm Qeveria mund ta ndërpresë me ndryshime ligjore. Me bojkot asgjë nuk po arrijmë.”

“Nuk ka asnjë efekt.”

“Kjo nuk është zgjidhja, duhet të kërkohet zgjidhje tjetër.” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2.

Bojkoti në markete, Bojaxhieva: Nevojitet një zgjidhje afatgjate

Profesorët universitarë theksojnë se në këtë rast është e nevojshme një zgjidhje më afatgjatë.  Çmimet formohen në berzë. ndërsa tregu i lirë varet nga kriza ekonomike.

“Tregu i lirë nuk nënkupton treg kaotik, pa rend, por treg i cili do të mbështetet nga institucione funksionale tregtare.Te ne ky segment nuk funksionon dhe për këtë qëllim, një nga arsyet se pse rriten çmimet më shumë nga ajo që pritet të ndodhë në një ekonomi konkurente tregtare, ka të bëjë me këtë fakt. Ku janë zgjidhjet afatgjate?Nuk është ajo ne të ulemi dhe të dakordohemi dhe negociojmë, por duhet ti bëjmë institucionet të funksionojnë,të kryejnë punën për të cilën janë themeluar.E dyta është se në këtë drejtim duhet të implementohen ligjet. E treta që duhet të punohet është që të revidohet sistem për subvencionet që ipen për ushqim.Të shikohet nëse ai duhet të ndryshohet apo mbindërtohet,sepse ne jëmi në situatë  të na rriten subvencionet por të rritet edhe inporti i ushqimit. Patjetër duhet të punojmë në rritjen e ofertës vendore të prodhimit të ushqimit.” – tha Profesoresha universitare, Daniella Bojaxhieva.

Sipas ekonomistëve në situatën e krijuar me rritjen e çmimit të produkteve ushqimore kontibojnë edhe prodhuesit dhe distributorët dhe jo vetëm furnizuesit final,supermarketet. Kontibut të veçantë në rritjen e vazhdueshme të çmimeve jep edhe prodhimi i ulët vendorë. (Florije Kamberi, TVM2)