Protesta për rastin e Frosina Kullakovës, kërkojmë drejtësi “Stop dhunës në trafik”
Me moton “Stop dhunës në trafik”...

Me moton “Stop dhunës në trafik” në sheshin e Negotinës qytetarë, familjarë dhe miq , mbajtën një marshim paqësor protestues për drejtësi,në shenjë revolte për vdekjen e Frosina Kulakovës, e cila u përplas për vdekje me 29 janar.
Ata kërkuan drejtësi dhe dënim të ashpër për të akuzuarin, Vasil Jovanov.
“Rrënjët e të gjitha problemeve në shoqëri vijnë nga sistemi gjyqësor,sepse ai ka për obligim të tregojë dhe dëshmojë se krimet duhet të ndëshkohen në mënyrë adekuate.Ligjvënësi ka paraparë dënime shumë më të larta nga ato që gjykata i shqipton në praktik.” – tha motra e Frosina Kullakovës.
Përveç mbështetësve për drejtësi në rastin e Frosinës ,të pranishëm në protestë ishin edhe familjarë të viktimave të tjerë të trafikut që kanë qenë në harresë për vite me radhë në sallat e gjyqit dhe presin që gjykata të ndëshkojë fajtorët.
Bojan Petrovski nga Manastiri, përmes protestës së sotme kërkoi drejtësi për vëllaun e tij i cili ishtë viktimë e aksidentit në trafik para disa viteve.
“Nëse tani nuk ndërmiret diçka dhe të shqiptohen dënime të ashpërta, me gjasë do të ndodhin sërisht.Në të gjitha këto raste ,ata fëmijë të lazdruar sistemi gjyqësor i falë dhe mundohet që gjysmën e fajit ta hedhë te viktimat.” – deklaroi Bojan Petrovski, familjarë viktime në trafik.
Nën moton “Çdokush mund të jetë i radhës”, nxënësit e shkollave të mesme, studentët dhe shumë qytetarë u bashkuan në rrjetet sociale dhe paralajmëruan një protestë tjetër të madhe në kryeqytet më 16 shkurt.
Pas vdekjes tragjike të Frosinës dhe reagimeve të shumta në opinion, policia në Shkup në katër ditët e fundit po kryen kontrolle të intensifikuara në komunikacion.
Vetëm në 24 orët e fundit janë sanksionuar gjithsej 570 vozitës, prej të cilëve 150 janë gjobitur për tejkalim të shpejtësisë. (Florije Kamberi, TVM2)
