Kosovë, mbyllet fushata zgjedhore, në garë u profilizuan dy tabore

08.02.2025 19:32

Kosova ka përmbyllë një nga fushatat më të gjata elektorale të zgjedhjeve...

Kosova ka përmbyllë një nga fushatat më të gjata elektorale të zgjedhjeve të përgjithshme dhe, të dielën, plotë 1 milion e 971 mijë votues, do t’u drejtohen kutive të votimit.

Sipas Profesorit Universitar Ariton Rama, kjo fushatë është konsideruar si një nga fushatat më të gjata dhe më dinamike e cila nxori në sipërfaqe krijimin e dy taborave të ndara vepruese ideologjike.

Por, sipas Ramës votuesit në Kosovë kanë pasur mundësi të shohin një bi-polariteti të ofertës dhe fushatës.

Sipas Profesorit Rama, në Kosovë kemi parë mundësi të shohim fushatë partiake dhe fushatën e kandidatëve, por nuk ka pasur programe partiake.

Fushata u mbyll pa debat televiziv mes liderëve politik.

“Në përgjithësi fushata ka qenë shumë pozitive, pra kemi një lloj bi-polariteti të fushatës me dallim nga fushatat e kaluara, duhet vecuar në këtë fushatë që nuk ka pasur programe, ndërsa këtu kemi pasur vetëm. Poashtu duhet thekësuar se brenda kësaj fushate nuk kemi pasur debate politike, brenda liderëve politik” – tha Profesori universitar, Ariton Rama.

Nga ana tjetër analisti politik nga Kosova Albinot Maloku për RTVM2, e ka vlerësuar fushatën zgjedhore si të ashpër, sidomos nga lideri i VV-së Albin Kurti.

“Fushata elektorale e nisur në Kosovë është përshkruar nga një gjuhë e ashpër, që nuk është pritur sidomos nga ana e kandidatit të VV-së Albin Kurti. Përgjithësishtë thënë, ka qenë një fushatë zgjedhore pa incidente, dhe përgjithësishtë subjektet politike për temat e rënda për Kosovën nuk janë marrë. Në këtë rrafsh unë konsideroj që dita e 9 shkurtit e këtij viti, është përveç se proces zgjedhor, është edhe një matës i asaj që sa kemi arritë që të kimi emancipim politik kulturor të shoqëris në Kosovë” – deklaroi Albinot Maloku, analist nga Kosova.

Profesori Universitar Rama nga Shkupi është i mendimit se dita e votimit të jetë e qetë dhe se këtë praktikë Kosova e ka dëshmuar ndër vite, por ajo që brengos është fakti se çka do të prodhojnë numrat e zgjedhjeve, a do të kemi një Qeveri stabile, apo një krizë politike.

“Ex-polet tregojnë qartë se kemi një lloj opozite më konkrete, por nga ana tjetër ka rruajtur terenin edhe Vetvendosja mbi 45 për qind deri në 50 për qind. E diela ka me qenë një lloj tendence për një festë demokratike, apo thellimi të një krize politike. Pra kemi tre pika edhe atë: Krijimin e një Qeverie opozitare, Krijimin e një Qeverie të vazhdueshme Qeveritare, dhe një pikë që është thellimi në një krizë politike për mos harmonizimin e numrave për krijim të një Qeverije të ardhshme” – u shpreh Profesori universitar, Ariton Rama.

Rama dhe Maloku janë të mendimit, se këto zgjedhje do të japin përgjigje të shumë pyetjeve të shtruara në opinion siç janë: A thua vallë VV-ja do ta përsërit rezultatin e zgjedhjeve të kaluara Parlamentare, dhe sa ka qenë real numri i votave në zgjedhjet lokale. Si dhe një pikpyetje e madhe për opozitën se, a kanë arritur të konsolidohen, sa për t’ia vështërësuar fitoren e lehtë VV-së, që e kishte në zgjedhjet e kaluara. Por sipas tyre me interesim do të jetë të shihet edhe rezultati zgjedhor, i cili do të determinon krijim e qeverisë së ardhshme. (Fitim Kryeziu, TVM2)