Armëpushimi në Gaza, lirohen 3 pengjet izraelite, 183 palestinez

08.02.2025 19:56

Në fazën e pestë të armëpushimit në Rripin e Gazës...

Në fazën e pestë të armëpushimit në Rripin e Gazës, Hamasi ka liruar  tre pengje izraelite, ndërsa Izraeli ka liruar 183 të burgosur palestinezë. Robërit e liruar i bënë thirrje qeverisë izraelite të vazhdojë marrëveshjen e armëpushimit të Gazës.

Ndërsa autoritetet izraelite, thonë se skenat ishin tronditëse.

"Sot, tre nga pengjet tanë u kthyen në Izrael: Or Levi, Ohad Ben Ami dhe Eli Sharabi. Skenat tronditëse që dëshmuam sot prekin të gjitha zemrat tona dhe shtojnë kujtimin e gjallë dhe të dhimbshëm të 7 tetorit 2023.Shteti i Izraelit i sheh me ashpërsi shkeljet e përsëritura të Hamasit dhe aq më tepër gjendjen e tre robërve të liruar këtë mëngjes. Për këtë nuk do të heshtim; është dërguar një mesazh ndërmjetësuesve dhe do të ndërmerren veprime në përputhje me rrethanat” – deklaroi Koordinatori i Zyrës së Kryeministrit të Izraelit, Gal Hirsch.

Pas lirimit të pengjeve, dhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Khamenei u takua me udhëheqësin në detyrë të Hamasit, Khalil al-Hayya, dhe tha se Gaza mposhti supërmacitë.

"Ju, populli i Gazës, mundët regjimin sionist, dhe në fakt Amerikën, dhe me mirësinë e Zotit, nuk i latë ata të arrijnë asnjë nga qëllimet e tyre” – deklaroi Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei.

Përshkallëzimi izraelit pason një marrëveshje armëpushimi dhe shkëmbimi të të burgosurve në Gaza më 19 janar, pas më shumë se 15 muajsh bombardimesh izraelite, të cilat kanë vrarë afro 48.200 palestinezë dhe kanë shkatërruar enklavën. Që nga fillimi i luftës më 7 tetor 2023, forcat izraelite dhe kolonët kanë vrarë të paktën 905 palestinezë në gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)