Zgjedhjet Parlamentare në Kosovë
Në Republikën e Kosovës sot po mbahen zgejdhjet parlamentare....

Në Republikën e Kosovës sot po mbahen zgejdhjet parlamentare. Siç bëjnë të ditur nga KQZ në gjithë territorin e Kosovës janë hapur të gjitha qendrat e votimit, të cilat do të qëndrojnë të hapura deri në ora 19:00, kur përfundon edhe procesi i votimit. Të drejtë vote në Kosovë kanë 1 milion e 970 mijë e 944 votues, duke mos e përfshirë këtu diasporën.
Ata do të mund të votojnë në 941 qendra të votimit me gjithsej 2 mijë e 533 vendvotime, në 38 komuna të Kosovës.
Në këto zgjedhje garojnë 28 subjekte politike me 1280 kandidatë për deputetë. Për herë të parë në Kosovë organizohen zgjedhje me praninë e kamerave në qendrat e votimit.
Kryetari i KQZ-së ka ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.
Të drejtën e tyre të votes e kanë shfrytëzuar tanimë kandidatët për kryeministra, Albin Kurti, Bedri Hamza, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj. Ata njëherit apeluan te qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtëne votes.
Po votohet edhe në komunat veriore të Kosovës ku po votojnë edhe Qytetarët serbë. Ata iu rikthehen kutive të votimit pas tërheqjes nga institucionet të Listës Serbe dhe më pas bojkotuan zgjehdjet lokale.
Në zgjedhje po marrin pjesë gjashtë subjekte politike që përfaqësojnë komunitetin serb: Lista Serbe, Lëvizja Popullore Serbe, Demokracia Serbe, Partia e Serbëve të Kosovës, Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë dhe Nisma Qytetare Drejtësia Popullore.
Zgjedhjet po monitorohen nga një mission vëzguesisht të BE-së me 104 vëzhgues në terren. Poashtu ka edhe një numër të madh vëzhguesish tjerë ndërkombëtar dhe vendorë përfshi 500 vëzhguesit e demokracisë në veprim.
