Strugë, në realizim e sipër disa projekte

09.02.2025 14:16

Komuna e Strugës ka filluar implementimin e projekteve të reja...

Komuna e Strugës ka filluar implementimin e projekteve të reja, të cilat po financohen me grantin e fituar nga Qeveria. Bëhet fjalë për projekte që kanë të bëjnë me zhvillimin e infrastrukturës komunale, me çka do të ndikohej në përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët.

"Sa i përket projekteve nga Qeveria, në grantin e parë fituam 2.200.000 miolion euro. Ai ka vlerë më të madhe, por është i ndarë në disa faza. Rruga turistike, prej rrugës së kolektorit lindor deri te rrethimi i Euro Hotelit.” – tha Natmir Nexhipi, Udhëheqës i Sektorit për Urbanizëm në Komunën e Strugës.

Projektet që janë në realizim e sipër në Strugë e tejkalojne vlerën e grandit të dytë nga qeveria, thonë nga sektori i urbanizmit.

“Granti i dytë që do të ndahet mjetet, ne si komunë na takojnë 7.000.000 euro. Për ato kemi dorëzuar disa projekte që e tejkalojnë atë shumë.” - u shpreh Nexhipi.  

Komuna e Strugës ka konkuruar me projektet,si:

- Ndërtimi i rrugës kolektuese S3, rruga e re e projektuar 1 dhe rruga Kolektoi lindor në qytetin e Strugës,

- Grumbullimi i ujit të më shumë burimeve dhe ndërtimi i gypave për ujë deri në rezervarin e ri në fshatin Llabunisht,

- Rikonstruksioni i rrugës lokale Trebenisht-Misleshovë në Komunën e Strugës,

- Rikonstruksioni i një pjese të rrugës së Misleshovës, krahu 1 dhe krahu 2 deri në Misleshovë,

- Ndërtimi i kanalizimit sekondar fekal me shtesë në fshatin Llozhan,

- Rikonstruksioni dhe zëvendësimi i rrjetit prej asbesti-çimento të ujësjellësit në qytetin e Strugës, një pjesë e rrjetit,

- Ndërtimi i objektit të ri (blloku 3) i SHMK Niko Nestor në Strugë, faza e dytë,

- Ndërtimi i kanalizimit atmosferik në rrugën Partizanska,

- Ndërtimi i rrugës Turistike në qytetin e Strugës, faza e dytë,

- Ndërtimi i fazës së dytë të kanalizimit në fshatin Veleshtë.