Mickoski, pritet marrëveshje e re me tregtarët

09.02.2025 15:05

Pas pakënaqësive të shumta dhe bojkotit të qytetarëve...

Pas pakënaqësive të shumta dhe bojkotit të qytetarëve për shkak të çmimeve të larta të produkteve ushqimore në markete, kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi masa mbrojtëse nëse prodhuesit, distributorët dhe zinxhirët e marketeve nuk do të respektojnë marrëveshjen me Qeverinë.

Pritet të diskutohet për marrëveshje të re mes tregtarëve dhe Qeverisë dhe se është e mundur që të martën në mbledhjen e Qeverisë të miratohen masa të reja.

“Është një proces dhe procedurë e vazhdueshme. Ne kemi disa të dhëna, pres në referimin e dytë të qeverisë të martën. Mendoj se Inspektorati Shtetëror i Tregut së bashku me Ministrinë e Ekonomisë dhe punës do të dalin në publik me disa parametra. Nëse kjo nuk respektohet nga sistemi që fillon me prodhuesit, distributorët dhe zinxhirët, atëherë si Qeveri do të duhet të marrim masa të tjera mbrojtëse për ta kontrolluar, aty ku është e nevojshme” – tha Kryeministri i vendit, Hristijan Mickovski.

Ai shtoi se ky aksion do të zgjerohet dhe analizave do ti nënshtrohen edhe farmacitë, dyqanet për teknikë të bardhë.Nuk mundet që produktet në vendet fqinje të jenë 2-3 herë më të lira se këtu konsideron Mickovski.

Ndërkohë bojkoti i marketeve gjatë ditës së djeshme,nuk e arriti efektin e bojkotit të 31 janarit ku fitimi i marketeve kishte shënuar rreth 47% humje.Sipas të dhënave të Drejtorisë për të ardhura publike,nga bojkoti i marketeve të 7 shkurtit fitimi i 8 marketeve më të mëdha zinxhir në vend është ulur për 22.12% (Florije Kamberi, TVM2)