Zgjedhjet lokale, Mickovski: Do të jemi fitues absolut
Kryeministri Hristijan Mickovski...

Kryeministri Hristijan Mickovski, është optimist se VMRO-DPMNE dhe koalicioni që do të drejtohet nga kjo parti do të jetë fitues absolute në zgjedhjet lokale. Thekson se në pjesën e parë të muajit tetorë do të mbahen rrethi i parë dhe i dytë i zgjedhjeve lokale, ndërsa nuk dyshon në mbështetjen e madhe që gëzon partia e tij nga qytetarët.
Akoma nuk është vendosur për emra që do të garojnë për kryetarë të komunave, theksoi Mickovski.
“Ne rregullisht çdo muaj bëjmë më së paku 2-3 matje të mendimit publik përmes atributeve dhe politikave të caktuara që i testojmë, që të shohim nëse jemi në rrugë të drejtë apo jo. Vlerësoj se nga shifrat që i kemi deri më tani çdo muaj jemi më mirë. Janari ishte më i mirë se dhjetori që ishte më i miri. Në anketën e fundit në teren rejtingu i VMRO-DPMNE-së si parti politike ishte mbi 30%, ndërsa partia e dytë me rejting 6.8%. Ajo që ka të bëjë me emrat, do të shohim akoma zgjatë procedura brendapartiake. Ne marim mendim edhe nga anëtarsia, kemi bazë të të dhënave, i rëndësishëm është edhe mendimi i qytetarëve dhe në fund bëjmë një simbiozë nga e gjithë kjo dhe dalim para organeve të partisë me emër.” – deklaroi Kryeministri i vendit, Hristijan Mickovski.
Zv.Kryeministri i parë i vendit, Izet Mexhiti, ditë më parë kishte deklaruar se partenerët e koalicionit VMRO DPMNE dhe VLEN planifikojnë paraqitje të përbashkët në zgjedhjet lokale të vjeshtës, duke potencuar se listat për këshilltarë do të jenë të veçanta, kurse planifikohet mbështetje e ndërsjellët për kandidatët për Kryetar të Komunave, në rrethin e parë apo të dytë zgjedhor, varësisht marrëveshjes që do të arrihet.
Ndërkohë, kreu i LSDM-së, Venko Filipçe, ka deklaruar se nuk mendojnë për koalicion me BDI-në, pasi që distanicmin nga BDI e ka kërkuar anëtarësia. Nga ana tjetër BDI ka paralajmëruar se në zgjedhjet lokale Fronti Evropian ku bën pjesë edhe ASH e Ziadin Selës, do të garojë me lista të përbashkëta. (Florije Kamberi, TVM2)
