Izraeli mbështet idenë e Trumpit

09.02.2025 17:38

Popullësia e Gazës duhet të nxirret jasht...

Popullësia e Gazës duhet të nxirret jasht dhe të mos jetojnë në burg të hapur, thot kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu.

Ai e mbështet idenë e presidentit Trump dhe sygjeron vendet e Lindjes t’u japin pjesë nga territoret e shteteve të tyre, ku sipas Netanjahut vetëm në këtë mënyrë do të dëshmojnë se kujdesën për Gazën, siç pretendojnë.

Netanjahu: Popullësia në Gaza duhet të largohet

Sipas Netanjahut, pasi të ri-ndërtohet vendi, banorët mund të kthehen, por me një kusht- të mohojnë terrorrizmin.

Propozimi i Presidentit Trump është ideja e parë e re që ka potencialin të ndryshojë gjithçka në Gaza. Popullësia duhet të nxirret jasht. Lërini ata të largohen. Largimi i njerëzve nga ajo zonë, siç e quajnë të gjithë vendet- një burg i hapur. Pra ,Pse po i mbani në burg? Gjithçka që Presidenti Trump po thotë është, unë dua të hap portën dhe t'u jap atyre një mundësi për t'u zhvendosur përkohësisht ndërkohë që ne e rindërtojmë vendin fizikisht dhe ndërkohë që ne gjithashtu e rindërtojmë atë në aspektin e de-radikalizimit të njejtit të kthehen ,por  fillimisht duhet ta mohojnë terrorizmin, ndryshe nuk mund të kthehen. Merrni shembull disa vende,si vendet arabe, vendet e Gjirit dhe të tjerët që duan të financojnë  rindërtimin. Ata gjithmonë thonë se kujdesen për Gazën. Në rregull. Këtu është shansi për ta vërtetuar atë. Ja psh.Sauditët mund të krijojnë një shtet palestinez në Arabinë Saudite; ata kanë shumë tokë atje” – tha Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Arabia Saudite kundër zhvendosjes së palestinezëve nga Gaza

Arabia Saudite dënoi ashpër deklaratat e  kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, dhe ripohoi “refuzimin kategorik” të retorikës së tillë, duke theksuar se “populli palestinez ka të drejtë për tokën e tij dhe ata nuk janë ndërhyrës apo emigrantë në të që mund të dëbohen sa herë që pushtuesi brutal izraelit dëshiron”.

“Ky mentalitet ekstremist, okupues nuk e kupton se çfarë do të thotë toka palestineze për popullin vëlla të Palestinës. Përkrahësit e këtyre ideve ekstremiste janë ata që e penguan Izraelin të pranonte paqen. Izraeli ka ushtruar sistematikisht padrejtësi ndaj popullit palestinez për më shumë se 75 vjet”. -  thuhet në deklaratën e Riadit zyrtar.

Duke përsëritur angazhimin e saj për një rezolutë paqësore, Arabia Saudite pohoi se “e drejta e popullit palestinez do të mbetet e vendosur dhe askush nuk do të jetë në gjendje t’ia heqë atë pa marrë parasysh sa kohë duhet”.

Më herët, më 4 shkurt, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Uashingtoni do të “marrë nën kontroll” Gazën dhe do të zhvendosë palestinezët në vende të tjera sipas një plani rizhvillimi që ai pretendoi se mund ta kthejë enklavën në “rivierën e Lindjes së Mesme”.

Propozimi i tij u prit me dënime të gjera nga palestinezët, vendet arabe dhe shumë kombe të tjera në mbarë botën, duke përfshirë Turqinë, Kanadanë, Francën, Gjermaninë dhe Britaninë. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)