Bisedë telefonike mes Trampit dhe Putinit, Tramp: Putini dëshiron t’i japë fund luftës në Ukrainë
Presidenti amerikan Donald Trump...

Presidenti amerikan Donald Trump konfirmon telefonatën me presidentin rus Vladimir Putin. Trump tha se ka pasur gjithmonë një marrëdhënie të mirë më Putin dhe ai ka një plan konkret për t’i dhënë fund luftës, por nuk dha detaje të mëtejshme.
Trump nuk pranoi as të tregonte se sa herë ka diskutuar me presidentin rus, por tha se Putin, do që të mos shohë më njerëz duke vdekur.
“Shpresoj që lufta të mbaroj shpejt. Çdo ditë njerëzit po vdesin. Të rinj, njerëz të bukur. Ata janë si fëmijët tuaj, dy milionë që kanë vdekur pa asnjë arsye. Kjo luftë është kaq e keqe në Ukrainë. Unë dua t’i jap fund kësaj gjëje të mallkuar.”- ka deklatuar Trump në një intervistë për “Neë York Post”.
Megjithatë zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, nuk e ka konfirmuar dhe as e ka mohuar telefonatën.
Lufta e Rusisë në Ukrainë, Zelenski: Putini nuk dëshiron negociata por luftë
Ndërkohë presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, hedh poshtë deklaratat e Trumpit, dhe thotë se Putini nuk dëshiron negociata, por kërkon vazhdimin e luftës.
{Dhe kjo do të thotë një gjë e thjeshtë: Putini nuk po përgatitet për negociata, jo për paqen, por për vazhdimin e luftës, dhe jo vetëm kundër nesh- kundër Ukrainës. Ai tani po rrit ushtrinë e tij me më shumë se 100,000 ushtarë të tjerë. Të gjithë partnerët duhet ta dinë këtë dhe duhet ta shohin. Ne jemi të gatshëm të përcjellim informacionin përkatës dhe të shohim tashmë informacionin përkatës dhe linjat përkatëse për të parë komunikimin.” – ka thënë Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Trump më parë kishte thënë se do të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për të diskutuar përfundimin e luftës. Ai njoftoi se do të realizojë edhe një bisedë tjetër telefonike me Putinin.
Ndërkohë një plan për t’i dhënë fund konfliktit pritet të paraqitet në Konferencën e Sigurisë në Mynih nga i dërguari i Trump për luftën mes dy vendeve, Keith Kellogg.
Plani parashikon ngrirjen e konfliktit në vijat aktuale të frontit, status të pacaktuar për territoret ukrainase të pushtuara nga Rusia dhe garanci sigurie nga Perëndimi për Ukrainën.
Lufta e cila filloi me pushtimin e forcave ruse në Ukrainë bën tre vjet ne 24 shkurt. Mijëra njerëz, mes tyre civilë të shumtë ukrainas janë vrarë në konflikt. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)
