Maqedoni

Parashikimi i motit

10.02.2025 08:55

Në pjesët perëndimore kryesisht nga mesdita do të ketë kushte për borë të herëpashershme....

Mëngjesi këtë të henës vjen me mot të ftohtë, gjatë ditës do të ketë vranësira të ndryshueshme me më shumë periudha me diell në pjesët lindore. Në pjesët perëndimore kryesisht nga mesdita do të ketë kushte për borë të herëpashershme. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor.
 
Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin -10 deri në -1°C, ndërsa maksimalja do të lëvizë nga 4 deri në 11°C.
 
Në Shkup, mëngjes i ftohtë, me diell me vranësira të lehta deri në mesatare gjatë ditës. Do të fryjë erë e lehtë e ndryshueshme. Temperatura minimale do të ulet në -5°C ndërsa ajo maksimale do të arrij në 9°C.