Botë

Kosovë, Vetëvendosja vijon të kryesojë, KQZ numëron 88% të votave

10.02.2025 09:10

Vijon numërimi i votave nga zgjedhjet parlamentare në Kosovë....

Deri më tani janë numëruar 2250 vendvotime nga 2533 në total.
 
Lëvizja Vetëvendosje, udhëheq me 41.11%. E dyta rendit PDK me 22.09%, ndërsa e treta është LDK me 17.65 %.
 
AAK dhe Nisma kanë marrë 7.64% të votave nga qytetarët e Kosovës. Më pas në renditje vjen SRPSKA LISTA me 4.03% dhe Koalicioni për Familje 2.30%.
 
Të drejtë vote në këto zgjedhje kishin 1 milion e 970 mijë e 944 qytetarë.