Maqedoni

Komunikacioni në RMV po zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë të thata

10.02.2025 09:42

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë të thata..

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
 
Në vendkalimet kufitare në anën maqedonase nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
 
LAMM rekomandon rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhimin e kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Dellçevë.