Maqedoni
Uji në Shkup është i sigurt për t'u pirë dhe me cilësi të mirë.
10.02.2025 09:58
Uji në Shkup është i sigurt për t'u pirë, sipas rezultateve të testimit, gjegjësisht të gjitha mostrat janë në përputhje me Rregulloren për kërkesat për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë, nr. 183/18).

NP “Ujësjellës Kanalizime” në Shkup sot në mëngjes publikoi raportin javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, të marrë nga analizat e bëra në Departamentin për kontroll sanitar, i cili në fakt është laboratori i parë në vend që akrediton punën e tij sipas standardit ISO17025:2018.
Sektori i kontrollit sanitar në periudhën prej 03.02.2025 deri më 07.02.2025 ka marrë 194 mostra për fiziko-kimike dhe 194 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 44 pika matëse në qytetin e Shkupit.
Sipas rezultateve të analizave, të gjitha mostrat janë në përputhje me Rregulloren për kërkesat për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë, nr. 183/18).
