Botë

Trampi këmbëngul në marrjen e Gazës: Do ta rindërtojmë

10.02.2025 11:33

Pavarësisht reagimit të gjerë kundër planit të tij për të marrë kontrollin e Gazës...

Pavarësisht reagimit të gjerë kundër planit të tij për të marrë kontrollin e Gazës dhe për të rivendosur banorët e saj palestinezë, Donald Tramp duket këmbëngulës.
 
Trampi tha se është “i përkushtuar” të “blejë dhe zotërojë” enklavën e shkatërruar, e cila është rrafshuar pothuajse plotësisht nga bombardimet izraelite që nga sulmet e 7 tetorit 2023. Gaza, tha ai, duhet të mendohet si një “vend i pasurive të paluajtshme”  dhe ai zbuloi një ide tjetër për rindërtimin e territorit.
 
“Për sa kohë që ne e rindërtojmë atë, ne mund t’ua japim atë shteteve të tjera në Lindjen e Mesme për të ndërtuar pjesë tjera.”, tha Trampi. “Por, ne jemi të përkushtuar ta zotërojmë atë, ta marrim dhe të sigurohemi që Hamasi të mos kthehet.”, shtoi ai.