Superbowl, Philadelphia kampion i NFL
10.02.2025 12:36
Skuadra e Philadelphia Eagles, për herë të dytë në historinë e tyre kanë fituar titullin e kampionit në NFL...

Skuadra e Philadelphia Eagles, për herë të dytë në historinë e tyre kanë fituar titullin e kampionit në NFL, apo futbollit amerikan, pasi mbrëmjen e kaluar në finalen e 59-të të Super Bowl në New Orleans me 40:22 I mundën mbrojtësit e trofeut Kansas City Chiefs. Po ashtu edhe para dy viteve në finale e mbiluajtjes ishin takuar këto dy ekipe. Në atë ndeshje kishte triumfuar Kansasi me 38-35.
Finalja e 59-të e Super Bowl ishte prej atyre ku nuk kishte shumë për të treguar, pasi çdo gjë shkoi në të mirë të skuadrës së Philadelphia, pasi mbrojtja e tyre “masakroi” Chiefs-at në të katër pjesët e ndeshjes dhe kështu Kansasit, nuk i lejoi të bëhet skuadra e parë e cila tre herë rresht ka fituar titullin e kampionit në futbollin amerikan.
Kansas City mbeti në katër tituj të fituar, prej të cilëve tre në kohën e Mahomes dhe nën dirigjimin e trajnerit 66- vjeçar Andy Reid. Për Philadelphia, ky është vetëm titulli i dytë pas atij të fituar 7 vjet më parë. Lojtari më I mirë (MVP) I kësaj finale (Super Bowl LIX) u zgjodh Jalen Hurts i Philadeplhias. Ky është eventi më i madh sportiv në Shetet e Bashkuara të Amerikës, një prej më të ndjekurit në botë dhe pa asnjë dyshim më i shtrenjti në planet. (Gazetar: Safet Admei)