NBA, dominuan skuadrat vendase

10.02.2025 12:37

Në natën mes të dielës dhe të hënës në NBA, u zhvilluan vetëm tri ndeshje, pasi në qendër të vëmendjes ishte Super Bowl...

Në natën mes të dielës dhe të hënës në NBA, u zhvilluan vetëm tri ndeshje, pasi në qendër të vëmendjes ishte Super Bowl, ndërsa në të tria takimet dominuan skuadrat vendase Detroit Pistons, Houston Rockets dhe Milwaukee Bucks. Detroit Pistons në parket vendas me 112-102 e mundën Charlotte Hornetse, ndërsa Cade Cunningham  në fitoren e skuadrës së tij kontribuoi me “triple-double”.
 
Cunnigham ndeshjen e mbylli me 19 pikë, 12 asistime dhe 10 kërcime. Në anën e kundërt më i spikatur ishte  Miles Bridges, që shënoi 30 pikë. Për skuadrën e Detroit, kjo ishte fitorja e dytë rresht, pas po aq humbjeve me radhë. Këta me përpjestimin 27 fitore 26 humbje, mbajnë pozitën e gjashtë në lindje, ndërsa Charlott me 13 fitore e 37 humbje  e mban pozitën e 14-të.
 
Houston Rockets po ë terren vendas me 94-87 e mundi Toronto Raptors. Houston  mban pozitën e katërt në perëndim. Milwaukee Bucks me 135-127  e mundi Philadelphia 76erse,ndërsa Damian Lillard  me 43 pikë ishte më i spikaturi tek skuadra vendase. (Gazetar: Safet Admei)