Botë

Taksat për importet e çelikut dhe aluminit, reagon BE: Nuk shohim asnjë justifikim për vendosjen e tarifave nga Trump!

10.02.2025 12:50

Presidenti amerikan Donald Trump pritet të shpallë një tarifë prej 25%...

Presidenti amerikan Donald Trump pritet të shpallë një tarifë prej 25% për të gjitha importet e çelikut dhe aluminit në Shtetet e Bashkuara ditën e sotme.
 
“Do të shpallim gjithashtu tarifat për çelikun të hënën. Çdo çelik që hyn në Shtetet e Bashkuara do të ketë një tarifë prej 25%. Edhe alumini”, tha Trump.
 
Ndërkohë ka ardhur reagimi nga Bashkimi Evropian, ku në një deklaratë për mediat thotë “BE nuk sheh asnjë justifikim për vendosjen e tarifave mbi eksportet e saj. Nuk do të përgjigjemi derisa të ketë sqarime të deatjuara pse më shkrim të masave”.
 
Më tej në deklaratë thuhet se “Ne do të reagojmë për të mbrojtur interesat e bizneseve, punëtorëve dhe konsumatorëve evropianë nga masat e pajustifikuara”.
 
Ministri i Jashtëm francez Jean-Noel Barrot tha se Franca dhe partnerët e saj evropianë nuk duhet të hezitojnë të mbrojnë interesat e tyre.