Maqedoni

Lëshohet në përdorim stacioni i kompresorit, rivihen në përdorim të gjitha klinikat kirurgjike

10.02.2025 14:14

Stacioni kompresor për klinikat kirurgjike në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” u lëshua në përdorim...

Stacioni kompresor për klinikat kirurgjike në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” u lëshua në përdorim. Informoi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari. Sipas tij, sallat e operimit do të funksionojnë me kapacitet të plotë, pas mbylljes së tyre për shkak të një arome të pakëndshme në maj të vitit të kaluar. Do të funksionjë edhe stacioni i mëparshëm, ndërsa pacientët nuk do udhëzohen më në spitale tjera për ndërhyrje kirurgjikale.
  
“Stacioni kompresor tashmë funksionon dhe i lëshuam në përdorim për 18 klinika në qendrën klinike dhe për klinikat në ORL, oftalmologji dhe në klinikën maksilo-faciale. Përveç që bëjmë investime nëpër klinika në kuptimin e renovimit dhe aparaturës së re paralelisht i zgjidhim edhe problemet, të cilët i kemi trashëguar, nuk është vetëm që është instaluar stacioni i ri, por e kemi edhe kompresorin e vjetër, i cili do të qëndrojë si “bekap”, eventualisht nëse nuk funksionin i riu, menjëherë mund ta kyçim kompresorin e vjetër.”, - deklaroi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.
 
Për sfidën në Tiktok ku të rinjtë përdorin paracetamol, ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, tha se nuk ka informacione të tilla nga Toksikologjia. Taravari tha se duhet të ndërpriten ilaçet se përveç se ndihmojnë, ata kanë edhe efekte anësore.
 
“Deri tash prej klinikës së Toksikologjisë nuk kam informatë të tillë. Mendoj se duhet të ndërpritet, sepse çdo ilaç është toksik, përveç që ndihmon ka edhe efekte anësore. Nuk kam informata se është paraqitur ndonjë rast prej këtyre të rinjve që përdorin doza të paracetamolit.”, - theksoi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.
 
Ministri Taravari është pyetur për transportin për të sëmurët me dializë tek spitali “8 Shtatori”, ku javë më parë u është ndërprerë për shkaqe të paqarta, ai u përgjigj se transporti duhet të sigurohet nga kompanitë që e kanë marrë me koncesion dhe premton që sërish do të flasë me drejtorin e spitalit.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI