Botë

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, BE: Janë zhvilluar në atmosferë të qetë

10.02.2025 15:36

Bashkimi Evropian ka përshëndetur faktin që zgjedhjet parlamentare në Kosovë u zhvilluan në një atmosferë të qetë...

Bashkimi Evropian ka përshëndetur faktin që zgjedhjet parlamentare në Kosovë u zhvilluan në një atmosferë të qetë, në të cilën qytetarët kanë pasur mundësi të shprehin vullnetin e tyre. Zëdhënësja e BE-së, Anita Hiper, rikujtoi se BE-ja ka dërguar misionin vëzhgues për zgjedhjet 9 shkurtit dhe kjo sipas saj, është dëshmi e rëndësisë që Bashkimi Evropian që u jep raporteve me Kosovën.
 
“BE përshëndetë faktin se zgjedhjet në Kosovë janë zhvilluar në një atmosferë të qetë, në të cilën qytetarët e Kosovës kanë pasur mundësi të shprehin vullnetin e tyre.”, ka deklaruar zëdhënësja, Anita Hiper.
 
Edhe shefja e misionit të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve, Natali Loiseau, ka deklaruar se 104 vëzhgues ishin të angazhuar për vëzhgimin e procesit zgjedhor në Kosovë. Ajo tha se ishte shumë herët për të thënë ndonjë gjë rreth procesit dhe paralajmëroi një konferencë për të martën për ta përmbledhur të gjithë procesin. Ndërkohë, në planin e jashtëm, Qeveria e re e Kosovës pritet të përballet edhe me procesin e ngecur të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
 
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian u kanë kërkuar të dyja palëve të zbatojnë marrëveshjen e arritur dy vjet më parë, sipas së cilës Kosova duhet të themelojë një Asociacion të Komunave me shumicë serbe, ndërsa Beogradi të njohë “de fakto” pavarësinë e Kosovës.
 
FLUTURA LAFITI